Ballina Lajmet Kosovë Rrëshqitje e gurëve rrugës për Prevallë, apelohet për kujdes

Rrëshqitje e gurëve rrugës për Prevallë, apelohet për kujdes

Shiu dhe erërat që kanë mbretëruar në Kosovë kanë shkaktuar dëme në pjesë të ndryshme të vendit.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka përmes një njoftimi në Facebook ka treguar se ka pasur rrëshqitje të gurëve përgjatë segmetit Prizren-Reçan.

Haskuka ka apeluar që shoferët të kenë kujdes gjatë vozitjes, ndërsa ka treguar se ekipet emergjente janë në terren.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Haskukës

“Për shkak të shiut dhe stuhisë, rruga për Prevallë segmenti Prizren-Reçanë, në shumë vende ka pasur rrëshqitje të gurëve, që paraqesin rrezik për vozitësit. Pas kontaktimit të Drejtorisë së Emergjencave ekipet kanë dalur në terren për pastrim.
Po ashtu mbi fshatin Mushnikovë ka të reshura të dendura të borës dhe qytetarët duhet ti kenë pajisjet dimërore.
Edhe pse kjo rrugë është rajonale dhe kompetencë e Ministrisë, ne si komunë falënderojmë kompaninë e kontraktuar për përgjigje të shpejtë ndaj kërkesës sonë dhe intervenimin.
Apelojmë tek qytetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes në kushtet dimërore”.

Exit mobile version