Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rreth 1000 forca të PYD/PKK vendosen në kufirin Siri-Turqi

Rreth 1000 forca të PYD/PKK vendosen në kufirin Siri-Turqi

Sipas informacioneve të agjencisë turke të lajmeve AA mbështetur në burime të besueshme në Tel Abyad, autokolona me automjete të blinduara dhe të llojit Pickup të ushtrisë amerikane erdhi në zonën Tel Ebyad, të cilën PYD/PKK e mban të pushtuar që të premten dhe të martën e kaluar duke përdorur emrin e Forcave Demokratike Siriane.

Ushtarët amerikanë për dy ditë bënë aktivitet zbulimi në vijën kufitare Siri-Turqi me autokolonë të përbërë nga dhjetë automjete.

Dërgimin e trupave në këtë zonë organizata terroriste e filloi pas përfundimit të inspektimit të ushtrisë amerikane në terrenin që ndodhet afër pikës së kalimit kufitar El Abyad, e cila ndodhet përballë pikës kufitare turke “Akçakale”, si dhe të vijave lindore dhe perëndimore të zonës kufitare.

Më shumë se 1000 PYD/PKKA, që ishin nisur me makina nga zyteza Ayn Isa, e cila ndodhet në jug të qytetit Aynul Arab që mbahet e pushtuar nga organizata, u sollën në Tel Abyad.

Organizata ka përforcuar rreth 10 pika vrojtimi që ka ngritur në fshatrat me pamje nga kufiri i Turqisë, ku bëjnë pjesë edhe fshatrat Kaniytra, Tel Fender, Xharih, Slip dhe Han.

Numri i terroristëve që qëndronin më parë në këto pika vrojtimi ishte maksimumi 15, por me përforcimet e reja ky numër ka arritur në rreth 100 terroristë për çdo pikë vrojtimi.

Exit mobile version