Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rreth 1200 emigrantë zbarkuan në Itali brenda një dite

Rreth 1200 emigrantë zbarkuan në Itali brenda një dite

Rreth 1200 emigrantë pa dokumente kanë mbërritur me varkë në Itali gjatë 24-orëve të fundit, kanë njoftuar autoritetet, shkruan BBC-ja të dielën.

Emigrantët, të cilët kanë arritur nga disa vende afrikane dhe të Lindjes së Mesme, zbarkuan në disa porte në Sicili.

Zyrtarët thonë se 674 njerëz u shpëtuan dhe pesë trupa të pajetë u gjetën nga një varkë peshkimi e mbipopulluar në brigjet e Kalabrisë.

522 persona të tjerë të shpëtuar nga rreth 15 varka janë dërguar në Lampedusa të shtunën. /koha

Exit mobile version