Rreth 25% e votuesve kanë hedhur votën e tyre në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të Francës, sipas Ministrisë së Brendshme.
Deri në mesditë, ministria raportoi një pjesëmarrje prej 26.41%, krahasuar me 25.48% në të njëjtën kohë, gjatë raundit të parë të votimit dy javë më parë.
Rreth 48.7 milionë qytetarë francezë kanë të drejtë të votojnë në balotazhin e këtij viti midis presidentit aktual Emmanuel Macron dhe rivales së tij të ekstremit të djathtë Marine Le Pen.
Krahasuar me balotazhin e pesë viteve më parë, mes Macron dhe Le Pen, pjesëmarrja e votuesve ka qenë pak më e ulët deri më tani, krahasuar me 28% në mesditën e 2017-ës. /atsh
