Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rreth 250 persona të zhdukur pas fundosjes së një anijeje me Rohingya...

Rreth 250 persona të zhdukur pas fundosjes së një anijeje me Rohingya në Detin Andaman

Rreth 250 refugjatë Rohingya dhe shtetas nga Bangladeshi rezultojnë të zhdukur pasi një anije u përmbys në Detin Andaman, sipas njoftimit të Kombeve të Bashkuara.

Anija, e mbushur me burra, gra dhe fëmijë, dyshohet se u fundos për shkak të erërave të forta, detit të trazuar dhe mbingarkesës, bëri të ditur Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) në një deklaratë të publikuar të martën.

Autoritetet ndërkombëtare shprehin shqetësim të madh për fatin e personave në bord, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit janë të vështirësuara nga kushtet e këqija të motit. /mesazhi

Exit mobile version