Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Zyrtari kinez bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të operacioneve ushtarake në...

Zyrtari kinez bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të operacioneve ushtarake në Lindjen e Mesme

Liu Pengyu

Një zyrtar kinez ka bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të operacioneve ushtarake në Lindjen e Mesme, duke paralajmëruar për ndikimin e përshkallëzimit të situatës në ekonominë globale.

Liu Pengyu, zëdhënës i ambasadës kineze në Uashington, deklaroi për agjencinë Reuters se mungesat globale të karburantit po shkaktohen nga “situata e tensionuar në Lindjen e Mesme”.

“Detyra urgjente është t’i jepet fund menjëherë operacioneve ushtarake dhe të parandalohet që trazirat në Lindjen e Mesme të ndikojnë më tej në ekonominë botërore”, tha ai.

Deklarata erdhi pasi Sekretari i Thesarit i SHBA-ve, Scott Bessent, kritikoi Kinën, duke e cilësuar si një “partner global të pasigurt” dhe duke e akuzuar për grumbullim rezervash nafte dhe kufizim eksportesh.

Zyrtari kinez theksoi se vendi i tij po punon aktivisht për t’i dhënë fund konfliktit dhe do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv.

Ndërkohë, presidenti i Kinës, Xi Jinping, paraqiti një plan me katër pika për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme, duke theksuar parimet e bashkëjetesës paqësore, sovranitetit kombëtar, sundimit të ligjit ndërkombëtar dhe koordinimit mes sigurisë dhe zhvillimit. /mesazhi

Exit mobile version