Avokati i njërit nga të intervistuarit nga Prokuroria e Gjakovës, për manipulim me vota në Malishevë, Egzon Doli, ka thënë se klienti i tij nuk ka qenë në rolin e komisionerit, por dyshohet për falsifikim të dokumenteve.
Sipas Dolit, rreth 60 persona janë intervistuar deri më tani për manipulim me vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Procedura është në fazë të hershme. Klienti im është në cilësi të anëtarit të komisonit. Klienti im e përfundoi intervistimin. Nëse nuk gaboj rreth 60 persona janë intervistuar. Roli i klientit tim ka qenë në rolin e anëtarit dhe jo të komisionerit, por megjithatë mbetet të shihet çfarë pretendon prokuroria”, tha ai për media.
