Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rreth 85 për qind e Rripit të Gazës pa ujë pasi Izraeli...

Rreth 85 për qind e Rripit të Gazës pa ujë pasi Izraeli ka paralizuar jetën dhe ka dëmtuar infrastrukturën

Bashkia e Gazës njoftoi se për gati dy javë po përjeton një krizë të paparë uji për shkak të ndërprerjes nga Izraeli të tubacionit të ujit “Mekorot” dhe shkatërrimit të gjerë të infrastrukturës, dhe se shumë se 85 për qind e popullsisë së qytetit është pa ujë dhe është krijuar një deficit uji që tejkalon 75 për qind.

Zëdhënësi i Bashkisë së Gazës, Husnu Muhanna, në një deklaratë për Anadolu tha se kriza ka hyrë në ditën e saj të 12-të pasi tubacioni i ujit “Mekorot” ka mbetur jashtë funksioni si pasojë e operacioneve ushtarake izraelite në zonën në lindje të qytetit, e njohur si “Vija e Verdhë”.

Muhanna deklaroi se kjo situatë ka paralizuar pothuajse plotësisht sistemin e ujit të qytetit dhe ka lënë zona të mëdha banimi pa qasje në ujë të pijshëm bazë.

Izraeli shkatërroi 72 puse, e bëri të papërdorshëm impiantin e vetëm të trajtimit të ujit në Sudaniye dhe shkatërroi puset qendrore në Bir en-Naaca dhe Safa, njoftoi Muhanna duke shtuar se për këtë arsye, bashkia është bërë e varur nga tubacioni i furnizuar nga kompania izraelite Mekorot si burimi i saj kryesor i ujit gjatë luftës.

Muhenna deklaroi se nevojat ditore të qytetit të Gazës për ujë janë afërsisht 100.000 metra kub. “Edhe në skenarin më të mirë, vetëm 12.000 metra kub janë në dispozicion. Kjo do të thotë një deficit prej mbi 75 për qind”, informoi ai.

Ai theksoi se për shkak të krizës, konsumi ditor i ujit për frymë në shumë zona ka rënë nën 5 litra, duke vënë në dukje se kjo është shumë nën nivelin minimal të nevojshëm për jetën njerëzore.

Muhenna vuri në dukje se tubacioni “Mekorot” ndërpritet shpesh për shkak të sulmeve ajrore dhe operacioneve me buldozer, duke tërhequr vëmendjen në faktin se çdo mosfunksionim në tubacion çon në kriza të menjëhershme që prekin drejtpërdrejt dhjetëra mijëra njerëz.

Zyrtari palestinez raportoi se ndërprerja e fundit ndaloi rrjedhën e ujit në një pjesë të madhe të qytetit, duke përfshirë Zeytun, Shuja’iyya, Sheshin Shawwa, Rrugën Jaffa, Qytetin e Vjetër, Tel al-Hawa, pjesë të Sabra dhe lagjet perëndimore.

– Impianti i trajtimit të ujit mbyllet plotësisht

Muhenna deklaroi se më shumë se 150.000 metra të rrjetit të ujit në Gaza u shkatërruan gjatë luftës, dhe impianti i trajtimit të kripës Sudaniye u mbyll plotësisht. Ai vuri në dukje se puset e mbetura mund të operoheshin vetëm me kapacitet minimal për shkak të mungesës së karburantit, pjesëve rezervë dhe pajisjeve të mirëmbajtjes.

Ndalimi i hyrjes së makinerive të rënda dhe pajisjeve teknike e thelloi më tej krizën, theksoi Muhenna duke shtuar se bashkia po përpiqet të kryejë riparime emergjente me burime të kufizuara dhe të koordinohet me organizatat ndërkombëtare, por këto përpjekje janë të pamjaftueshme përballë madhësisë së krizës.

Muhenna theksoi se kriza e ujit nuk është më vetëm çështje uji dhe më tej paralajmëroi se përqendrimi i qindra mijëra njerëzve të zhvendosur, veçanërisht në perëndim të qytetit, grumbullimi i qindra mijëra tonë mbetjesh dhe përhapja e dëmtuesve po rrisnin ndjeshëm rrezikun e epidemive, dhe se kriza po shndërrohet gradualisht në një katastrofë shëndetësore dhe mjedisore.

Muhanna e mbajti Izraelin përgjegjës për katastrofën dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë veprime urgjente, të lejojë hyrjen e karburantit, pajisjeve dhe furnizimeve të mirëmbajtjes, si dhe të bëjë presion për një rrjedhë të rregullt dhe të pandërprerë të ujit në Gaza përmes tubacionit “Mekorot”.

Exit mobile version