Ballina Artikuj Rreth një mijë nxënës braktisën shkollën për një vit

Rreth një mijë nxënës braktisën shkollën për një vit

Rreth 60 nxënës brenda një gjimnazi në Malishevë nuk janë kthyer në bankat e shkollës në gjysmëvjetorin e dytë.

Por ata nuk janë të vetmit që vendosën ta braktisin shkollën.

Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit, sivjet në gjysmëvjetorin e parë të vitit shkollor 2018-2019 te të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, 996 nxënës kanë ndërprerë shkollimin.

Por ky s’është viti i vetëm që shkollat u braktisën nga nxënësit, të cilët zgjodhën të mos e përfundojnë shkollën fillore apo atë të mesme.

Shifra të larta ka edhe në periudhën 2017/2018.

Por sipas të dhënave të ministrisë, nga viti në vit, numri i fëmijëve që ndërpresin shkollimin është në rënie, raporton T7. Janë meshkujt ata që dominojnë në braktisjen e shkollimit.

MASHT në kuadër të këtij fenomeni, nuk i përfshin fëmijët që largohen nëpër shtete të tjera, pasi që konsiderojnë që ata vazhdojnë shkollimin.

Sociologu, Ferdi Kamberi tregon arsyet pse ky numër i braktisjeve vazhdon të qëndrojë i lartë.

Sipas tij duhet veprim konkret nga Ministria e Arsimit e edhe në nivel lokal.

Sipas të dhënave, braktisjen më të madhe e ka Peja, pastaj Gjakova, Fushë Kosova e Prizreni.

Exit mobile version