Ballina Lajmet Kosovë Rrethoja me pllaka metali, “barrikadë” që ndan Mitrovicën

Rrethoja me pllaka metali, “barrikadë” që ndan Mitrovicën

Rrethoja me pllaka metali në cep të urës në pjesën veriore nuk është prekur të dielën. Atë e sigurojnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i.

Kjo “barrikadë”, tani e pas do ta ndajë veriun dhe jugun, njësoj sikurse barrikada me zhavorr e përforcuar me beton dhe “Parku i paqes” deri më tani.

Të gjithë në Mitrovicë i janë gëzuar fillimit të punimeve në rivitalizimin e urës kryesore të Ibrit me shpresën se ajo do të lirohet plotësisht për lëvizje të lirë të qytetarëve dhe të automjeteve, por kur është vërejtur se rrethoja me lastra e vendosur nga BE-ja në cepin verior të urës, ka mbetur pa u hequr e madje edhe duke u siguruar nga Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i, qytetarët e shumtë mitrovicas kanë shprehur zhgënjimin dhe dyshimin se edhe kësaj radhe i janë bërë favore serbëve të veriut të Mitrovicës.

Rrethoja me pllaka të metalta në cep të urës në pjesën veriore, tani ndan veriun dhe jugun, ndërsa pengon lëvizjen e lirë të qytetarëve, sikurse edhe barrikadat e deritashme.

Exit mobile version