Ballina Lajmet Kosovë Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës

Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Ekaterina Trendafilova ka vendosur që dënimi i Haxhi Shalës nuk do të ulet apo të modifikohet pas vuajtjes së dy të tretave të dënimit të tij.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të Dhomave të Specializuara.

“Për të marrë këtë vendim, Kryetarja u konsultua me gjykatësit e paneleve që kanë shqiptuar dënimin, siç parashihet në nenin 51(2) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (“Ligji”) dhe mori parasysh faktorët e përcaktuar në rregullën 196(3) të Rregullores së Procedurës dhe të Provave.

Kryetarja vuri në dukje konkretisht se Shala nuk kishte shprehur keqardhje dhe deklaroi se do ta shqyrtonte modifikimin e mundshëm të dënimit të Shala pas dy muajsh”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se procedurat lidhur me uljen, modifikimin apo ndryshimin e dënimeve, siç parashihet në nenin 51 (2) të Ligjit, janë procedura individuale

Exit mobile version