Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rrëzohet një helikopter në Rusi, 18 të vdekur

Rrëzohet një helikopter në Rusi, 18 të vdekur

 Si pasojë e rrëzimit të një helikopteri në rajonin Krasnoyarsk të Rusisë, kanë humbur jetën 18 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë së lajmeve TASS, bazuar në zyrtarët e policisë, një helikopter i kompanisë ajrore Utair pak kohë pasiqë është nisur nga rajoni Krasnoyarsk ka bërë një zbritje të shpejtë dhe është përplasur në tokë. Si pasojë e përfshirjes nga zjarri, kanë humbur jetën 18 persona që ndodheshin në helikopter.

Zyrtarët rusë njoftojnë se helikopteri i cili u nis nga aeroporti Igarka në rajonin Krasnoyarsk mund të ketë rënë si pasojë e gabimit të pilotit apo ndonjë problemi teknik.

Poashtu hetohet mundësia që aksidenti mund të ketë ndodhur edhe si pasojë e përplasjes së helikopterit me ndonjë ngarkesë që bartej nga ndonjë helikopter tjetër që ishte nisur nga aeroporti.

Ekipet e shpëtimit njoftuan se janë gjetur dy kutitë e zeza të helikopterit.

Exit mobile version