Ballina Lajmet Rrëzohet një helikopter në Rusi, 5 të vdekur

Rrëzohet një helikopter në Rusi, 5 të vdekur

Të paktën 5 persona e kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri në Republikën e Çeçenisë të Federatës Ruse, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë ruse të lajmeve RIA Novosti bazuar në burimet rajonale, një helikopter i llojit Mi-8 për të cilën mendohet se është i Forcave të Sigurisë Kufitare të Rusisë në Çeçeni.

Sipas përcaktimeve të para në helikopter ndodheshin 9 persona ndërsa për shkak të aksidentit kanë humbur jetën të paktën 5 persona.

Në lidhje me aksidentin nuk është dhënë ndonjë deklaratë zyrtare ndërsa një numër i madh i autoambulancave janë dërguar në rajon.

Exit mobile version