Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rrezohet sistemi kompjuterik, British Airways anulon fluturimet nga Londra

Rrezohet sistemi kompjuterik, British Airways anulon fluturimet nga Londra

British Airways ka anuluar të gjitha fluturimet nga aeroportet Heathrow dhe Gatwick të Londrës për shkak të rënies së sistemit kompjuterik në të gjithë botën duke shkaktuar një kaos në orarin e fluturimeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga kompania ajrore thonë se kanë pësuar “një ndërprerje të sistemeve të IT-së”. Më tej thuhet se terminalet në Heathrow dhe Gatwick janë stërngarkuar dhe janë anuluar të gjitha fluturimet deri në ora 18:00. Ata i bënë thirrje pasagjerëve që të mos vijnë në aeroporte.

Më parë, pasagjerët në aeroportin Heathrow, raportuan për radhë të gjata në sportelet për check-in dhe vonesa të fluturimeve.

Nga British Airways nuk kanë specifikuar se çfarë e shkaktoi defektin në kompjuterë, por theksuan se janë duke punuar për zgjidhjen sa më të shpejtë të problemit.

Exit mobile version