Pavarësisht se veturat përpiqen të shmangin ose reduktojnë aksidentet, inxhinierët nuk kanë ndaluar së kërkuari mënyra për të përmirësuar sigurinë pasive në veturë.
Së fundmi, kompania teknologjike ZF ka njoftuar për një prototip të rripit të sigurimit i cili pritet të hyjë në prodhim gjatë vitit 2025.
Sistemi i rripit të ri të sigurimit e bën atë të përshtatshëm për pasagjerë të çfarëdo madhësie dhe peshe, shkruajnë mediat e huaja.
Ai është projektuar për të përmbushur kërkesat e planit Vision 2030 që organizata e vlerësimit të sigurisë Euro NCAP publikoi në vitin 2022.
Ato përfshinin “klasifikimin e pasagjerëve dhe monitorimin e zotërimit të automjetit gjatë drejtimit”, duke përmirësuar funksione si hapja e airbag-ut dhe largimin e kufizimeve të rripit të sigurimit, duke e zëvendësuar atë me një që i përshtatet çdo njeriu.