Vetëm për 9 muajt e parë të këtij viti në Kosovë janë paraqitur 933 raste me infarkt akut. Për dallim nga viti 2016 ku në tërësi për 12 muaj ishin paraqitur 927 raste, këtë vit si duket ka rritje të këtyre rasteve. Drejtori i klinikës së Kardiologjisë Imri Jashari tha se për këtë po ndikojnë shumë faktorë.
Jashari tha se pacientët të cilët drejtohen në këtë klinikë trajtohen varësisht kushteve që i posedojnë, e që nuk janë të kënaqshme
Pavarësisht të rritjes së rasteve të kësaj sëmundjeje dhe kushteve të rënda të klinikave që merren me shërimin e saj, në Ditën Botërore të Zemrës institucionet e vendit nuk kanë organizuar asnjë aktivitet.
Zemra është organi që bën shpërndarjen e gjakut. Dhe në rastin e sëmundjeve të zemrës kemi prishje te funksionit te saj si pompë. Kur zemra nuk funksionon siç duhet si pompë atëherë ka vështirësi të shumta në dërgimin e gjakut të pastruar në pjesët e duhura të organizmit.
E si pasojë ndodhin edhe infarktet akute që shpesh përfundojnë me vdekjen e pacientëve.
