Ballina Lajmet Kosovë Rriten temperaturat, shtohen pacientët

Rriten temperaturat, shtohen pacientët

Temperaturat e larta kanë përfshirë prej ditësh Kosovën e kështu besohet do vazhdojnë ende.Kjo ka bërë që numri i personave që kërkojnë ndihmë në Qendrat e Mjekësisë Familjare të rritet shumë.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare po punon me kapacitete të plota për të përballuar numrin e madh të pacientëve.

Myrvete Ajeti, specialiste në QKMF thotë se brenda ditës kërkojnë ndihmë brenda 150 persona.

Ajo ju bën apel te të gjithëve të qëndrojnë në vende të freskëta dhe të kenë kujdes në ushqimet që përdorin gjatë kësaj periudhe.

Nga ana tjetër qytetarët e paktë që shihen rrugëve të Prishtinës, tregojnë se si po i tajkalojnë orët e nxehtësisë.

Temperaturat mbi 34 gradë celsius besohet se do vazhdojnë në vendin tonë edhe gjatë gjithë javës së ardhshme.

Exit mobile version