Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 589 ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 2.980, tha sot presidentja në detyrë, Delcy Rodriguez, transmeton Anadolu.
“Ne do t’i shpëtojmë ata të bllokuar nën rrënoja. Ne po punojmë pa u lodhur për këtë”, tha ajo.
Rodriguez tha se shteti i La Guaira-s është zona më e goditur dhe vuri në dukje se forcat e sigurisë janë vendosur për të përshpejtuar përpjekjet e shpëtimit dhe për të siguruar shpërndarjen e ushqimit dhe ujit.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) raportoi se dy tërmete me magnitudë 7.2 ballë dhe 7.5 ballë goditën Venezuelën të mërkurën, vetëm 39 sekonda.
Sipas USGS, tërmeti 7.5 ballë ndodhi 14.3 milje në juglindje të qytetit Yumare në shtetin Yaracuy ndërsa tërmeti me 7.2 ballë goditi 14.9 milje në verilindje të San Felipe, gjithashtu në shtetin Yaracuy.
Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në të gjithë vendin ndërsa autoritete