Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rritet në 72.116 numri i të vrarëve në Rripin e Gazës

Rritet në 72.116 numri i të vrarëve në Rripin e Gazës

Numri i të vrarëve në Rripin e Gazës ka arritur në 72.116, ndërsa 171.798 persona janë plagosur që nga fillimi i ofensivës izraelite më 7 tetor 2023.

Burime mjekësore njoftuan të martën se gjatë 24 orëve të fundit në spitalet e Gazës janë dërguar 18 trupa të pajetë të nxjerrë nga rrënojat, si dhe janë regjistruar dy të plagosur. Sipas të njëjtave burime, një numër viktimash mbeten ende nën rrënoja ose të shtrira në rrugë, pasi ekipet e ambulancës dhe të shpëtimit nuk kanë mundur të arrijnë deri tek ta.

Po ashtu bëhet e ditur se që nga shpallja e armëpushimit më 11 tetor të vitit të kaluar, janë vrarë 631 persona dhe janë plagosur 1.700 të tjerë, ndërsa janë nxjerrë 753 trupa nga rrënojat. /mesazhi

Exit mobile version