Numri i viktimave nga agresioni izraelit në Rripi i Gazës ka arritur në 72,051 të vrarë dhe 171,706 të plagosur, që nga fillimi i sulmeve më 7 tetor 2023.
Sipas burimeve mjekësore, gjatë 24 orëve të fundit në spitalet e Gazës janë sjellë dy të vrarë, trupat e të cilëve u nxorën nga rrënojat, si dhe 15 të plagosur. Një numër viktimash vazhdon të mbetet nën rrënoja dhe në rrugë, pasi ekipet e ambulancës dhe të shpëtimit nuk kanë mundur ende të arrijnë tek ata.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se që nga armëpushimi i 11 tetorit të vitit të kaluar, numri i të vrarëve ka shkuar në 591, ndërsa i të plagosurve në 1,598. Gjithashtu, janë nxjerrë 726 trupa nga rrënojat. /mesazhi
