Burime mjekësore në Rripin e Gazës njoftuan se numri i viktimave nga sulmet izraelite ka arritur në 72,265 të vrarë dhe 171,959 të plagosur, që nga fillimi i ofensivës më 7 tetor 2023.
Sipas të njëjtave burime, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 2 të vrarë dhe 11 të plagosur, të cilët janë dërguar në spitalet e zonës.
Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 11 tetor, numri i viktimave ka arritur në 689, ndërsa i të plagosurve në 1,860. Gjithashtu, janë nxjerrë nga rrënojat 756 trupa.
Ndërkohë, shumë viktima ende besohet se ndodhen nën rrënoja ose në rrugë, pasi ekipet e shpëtimit nuk kanë mundur të arrijnë në të gjitha zonat e prekura. /mesazhi
