Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rritet numri i polakëve që i bashkohen ushtrisë pas pushtimit të rusëve

Rritet numri i polakëve që i bashkohen ushtrisë pas pushtimit të rusëve

Në mënyrë të konsiderueshme më shumë burra dhe gra në Poloni dëshirojnë t’i bashkohen ushtrisë pas pushtimit rus të Ukrainës, sipas të dhënave nga Ministria e Mbrojtjes në Varshavë.

“Në javën e fundit të shkurtit, 2200 persona aplikuan për të shërbyer në forcat e armatosura”, njoftoi sot ministria.

Më herët, ka patur rreth 400 aplikantë në javë. Gjithashtu, është rritur edhe interesimi për Forcën e Mbrojtjes Territoriale (WOT), vullnetarët e së cilës stërviten një fundjavë në muaj.

Polonia ndan një kufi prej mbi 500 kilometrash me Ukrainën dhe aktualisht po pranon qindra mijëra refugjatë nga vendi fqinj. /atsh

Exit mobile version