Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rritet numri i viktimave në Gaza: 71.409 të vrarë dhe 171.304 të...

Rritet numri i viktimave në Gaza: 71.409 të vrarë dhe 171.304 të plagosur që nga fillimi i agresionit

Numri i të vrarëve në Rripin e Gazës është rritur në 71.409, ndërsa i të plagosurve ka arritur në 171.304, që nga 7 tetori 2023, si pasojë e agresionit izraelit.

Burime mjekësore njoftuan sot se gjatë 24 orëve të fundit në spitalet e Gazës kanë mbërritur 14 të vrarë dhe 17 të plagosur. Sipas tyre, ende ka viktima nën rrënoja dhe në rrugë, ndërsa ekipet e ambulancës dhe shpëtimit nuk kanë mundur të arrijnë tek të gjithë për shkak të kushteve të rënda në terren.

Të njëjtat burime bënë të ditur se që nga shpallja e armëpushimit më 11 tetor të vitit të kaluar, numri i të vrarëve është rritur në 439 dhe i të plagosurve në 1.223, ndërsa janë nxjerrë nga rrënojat 688 trupa. /mesazhi

Exit mobile version