Numri i të vrarëve në Rripin e Gazës është rritur në 72,027, ndërsa i të plagosurve ka arritur në 171,561 që nga nisja e ofensivës izraelite më 7 tetor 2023.
Burime mjekësore bënë të ditur të shtunën se gjatë 24 orëve të fundit në spitalet e Gazës janë regjistruar dy të vrarë dhe 25 të plagosur. Sipas tyre, një numër viktimash ende ndodhen nën rrënoja dhe në rrugë, pasi ekipet e ambulancës dhe shpëtimit nuk kanë mundur të arrijnë deri tek ata.
Të njëjtat burime theksuan se që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 11 tetor të vitit të kaluar, numri i të vrarëve është rritur në 576, ndërsa i të plagosurve në 1,543. Gjithashtu, nga rrënojat janë nxjerrë 717 trupa. /mesazhi
