Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rritet numri i viktimave në Gaza në 72,610

Rritet numri i viktimave në Gaza në 72,610

Numri i viktimave nga agresioni i vazhdueshëm izraelit në Gaza ka arritur në 72,610 të vrarë dhe 172,448 të plagosur që nga 7 tetori 2023, njoftuan burime mjekësore të dielën.

Sipas autoriteteve lokale shëndetësore, gjatë 24 orëve të fundit në spitalet e Gazës janë regjistruar dy viktima dhe tre të plagosur.

Ata shtuan se që nga fillimi i armëpushimit më 11 tetor 2025, numri i të vrarëve ka arritur në 830, ndërsa i të plagosurve në 2,345. Po ashtu, 767 trupa janë nxjerrë nga rrënojat.

Ekipet mjekësore theksuan se shumë viktima ende ndodhen nën rrënoja ose të shtrira në rrugë, ndërsa ekipet e shpëtimit dhe ambulancat nuk kanë mundësi të arrijnë tek ta për shkak të kushteve të vështira në terren. /mesazhi

Exit mobile version