Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rritet numri i viktimave në Rripin e Gazës: 71.548 të vrarë dhe...

Rritet numri i viktimave në Rripin e Gazës: 71.548 të vrarë dhe 171.353 të plagosur që nga fillimi i agresionit

Bilanci i agresionit izraelit ndaj Rripit të Gazës është rritur në 71.548 të vrarë dhe 171.353 të plagosur që nga fillimi i sulmeve më 7 tetor 2023, njoftuan sot burime mjekësore.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit në spitalet e Gazës ka mbërritur një viktimë e re dhe janë regjistruar 6 të plagosur. Ndërkohë, një numër i konsiderueshëm trupash vijojnë të mbeten nën rrënoja dhe në rrugë, pasi ekipet e ambulancës dhe të shpëtimit nuk kanë arritur ende të kenë qasje deri tek ata.

Burimet bëjnë të ditur se që nga armëpushimi i 11 tetorit të vitit të kaluar, numri i të vrarëve ka arritur në 464, ndërsa i të plagosurve në 1.275. Gjatë kësaj periudhe janë nxjerrë 712 trupa nga rrënojat.

Gjithashtu, u njoftua vdekja e një foshnje 27-ditëshe si pasojë e të ftohtit të madh, duke e çuar në 8 numrin e fëmijëve që kanë humbur jetën nga i ftohti që nga fillimi i sezonit dimëror.

Autoritetet shëndetësore theksuan se 92 viktima janë shtuar në statistikat e përgjithshme, pasi të dhënat e tyre janë plotësuar dhe miratuar nga Komisioni i Verifikimit të Dëshmorëve për periudhën 2–16 janar 2026. /mesazhi

Exit mobile version