Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rritet numri i viktimave nga uragani ne Haiti

Rritet numri i viktimave nga uragani ne Haiti

Ka shkuar në 264 bilanci i viktimave nga uragani Mathew, që goditi Haitin dhe pjesën më të madhe të ishujve Karaibe.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, rreth 350 mijë persona kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme. OKB vlerësoi se Haiti po përballet me krizën më të madhe humanitare, që prej vitit 2010, kur u godit nga një tërmet i fuqishëm.

math1

Autoritetet vendase që njoftuan lajmin, ngritën alarmin se Mathew u kthye sërish në një uragani të kategorisë 4, pasi u forcua në Oqeanin Atlantik.

Uragani i fuqishëm pritet të godasë edhe Floridan në orët e ardhshme. Autoritetet amerikane janë vënë në gjendje alarmi, duke u bërë thirrje njerëzve të largohen nga zonat e rrezikut.

Në total janë rreth 13 milionë banorë që pritet të evakuohen. Situata në prag katastrofe ka shkaktuar rradhë të gjata nëpër supermarkete, ku njerëzit janë dyndur duke marrë furnizime.

Uragani pritet të godasë edhe shtetet e Xhorxhas dhe Karolinës së Jugut./tvklan.al

Exit mobile version