Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit bëri të ditur se situata në kufi është tensionuar për shkak të provokimeve të forcave të armatosura armene në drejtim të Kelbajarit mesditën e djeshme.
Në deklaratën e Ministrisë raportohet se ushtria e Azerbajxhanit ka ndërmarrë masa ndërhyrëse për të parandaluar sulmet e armenëve.
Bëhet e ditur se ushtria azerbajxhanase nuk përdori artileri apo avionë dhe situata është nën kontrollin e ushtarëve azerbajxhanas.
Në një deklaratë të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit, shkruhet: “Ne dënojmë fuqishëm vazhdimin e provokimeve ushtarake nga Armenia”.
Në deklaratë, bëhet e ditur se e gjithë përgjegjësia e tensionit i përket ushtrisë dhe politikanëve armenë.
Një ushtar azerbajxhanas ra dëshmor si pasojë e zjarrit të Forcave të Armatosura të Armenisë mesditën e djeshme. /trt
