Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rrufetë vrasin 10 persona në Indi

Rrufetë vrasin 10 persona në Indi

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën nga rrufetë në shtetin lindor të Indisë, Bihar. Shirat e dendur dhe stuhitë të shoqëruara me vetëtima goditën Indinë. Zyrtarët thanë se shumica e viktimave ishin fermerë që punonin në fusha kur rrufeja i goditi.

Javën e kaluar, 12 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën për shkak të rrufeve dhe incidenteve të lidhura me shiun në shtet.

Çdo vit me fillimin e sezonit të musoneve, qindra njerëz vdesin nga rrufetë në Indi. Mediat lokale raportuan se 907 njerëz u vranë në vitin 2022 për shkak të goditjeve të rrufesë në të gjithë Indinë. /abcnews

Exit mobile version