Kryeministri Justin Trudeau ka njoftuar së fundi për ndryshimet në kabinetin e tij, ku si pjesë e tyre është përmendur edhe emërimi i Ahmed Hussen në pozitën e ministrit të ri për Emigracion, Refugjatë dhe Nënshtetësi.

Hussen, 39-vjeçar është anëtar i Parlamentit për distriktin York Jug-Weston, dhe anëtar i Komitetit të Përhershëm për Drejtësi dhe të Drejta të Njeriut. Avokat dhe aktivist shoqëror, me biografinë e tij Hussen ka dëshmuar shkathtësi të lidershipit dhe fuqizimit të komunitetit në Otava, transmeton Tesheshi.

I lindur dhe rritur në Somali, Hussen emigroi në Kanada në vitin 1993, ku ai u vendos në Regent Park dhe shpejt gravitoi drejt shërbimit publik. Në vitin 2002, ai bashkëthemeloi Këshillin e Komunitetit në Park Regent dhe arriti të sigurojë 500 milionë dollarë për rigjallërimin e projektit të Regent Park, duke siguruar kështu mbrojtjen e interesave të rreth 15.000 banorëve të zonës.

Hussen aktualisht shërben si president Kombëtar i Kongresit somalezo-kanadez, një organizatë e komunitetit Somali që punon me autoritetet kombëtare dhe rajonale për të avokatur për çështje me rëndësi për kanadezët që kanë të bëjnë me trashëgiminë dhe në forcimin e angazhimit qytetar dhe për integrim. Reputacioni i krijuar nga rezultatet e punës së tij, ka bërë që të pranojë një ftesë për t’u bashkuar me grupin e punës për modernizimin e sigurisë së të ardhurave për të rriturit, në Samitin e Aleancës për qytetin e Torontos.

Hussen flet rrjedhshëm anglisht, somalisht dhe Suahili. Në vitin 2004, Toronto Star e ka shpallur atë si një nga dhjetë personat e Torontos që ka dhënë kontribut të konsiderueshëm për komunitetin.

Hussen zëvendëson ministrin John McCallum, i cili ka shërbyer si ministër i emigracionit për më shumë se një vit.

Foto nga disa momente të karrierës së tij: