Ballina Lajmet Kosovë Rrustem Mustafa – Remi, ftohet nga Gjykata Speciale

Rrustem Mustafa – Remi, ftohet nga Gjykata Speciale

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, ka marrë ftesë për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale.

Ish-deputeti i PDK-së për teve1.info ka konfirmuar se javën tjetër do të udhëtojë drejt Hagës së Holandës për t’iu përgjigjur thirrjes.

“Po, e vërtetë. Kam pranuar një ftesë dhe do ta paraqitem”, është shprehur ai.

Remi më parë ka dhënë një dëshmi pranë Gjykatës Speciale më 14 janar 2019, ku ishte ftuar për intervistim.

Exit mobile version