Ballina Artikuj “Ruaje (çmoje) ëndrrën tënde”

“Ruaje (çmoje) ëndrrën tënde”

Tregon një mësues:
U pranova në një shkollë fillore, më ftoi drejtori i asaj shkolle e tha: Ke për ta mësuar klasën e tretë, me të thanë drejtën e vetmja klasë që nuk kemi pritshmëri të mëdha nga ta janë kjo, dy klasët tjera janë më të mira, këtë kemi vendos ta lëmë ty, nëse mundesh me i nxjerr 3 apo 4 me sukses të mirë gjatë tërë vitit, do të çmojmë, po nëse nuk mundesh prapë nuk do qortohesh sepse e dimë nivelin e dobët që kanë.
Mësuesi tha: Në ditën e parë po i pyes secilin nxënës se çfarë ambicie kanë për të ardhmen, të gjithë treguan: njëri inxhinier, njëri doktor, njëri oficer e keshtu me radhë.
Mesuesi tha: Shyqyr Zotit ëndrrat (ambiciet) e tyre ende s’paskan vdekur.

Në ditën e dytë: Ua shpërndava fletët me emërtimet që dëshironin për tu bërë kur të rriteshin dhe ua vendosa në bankat ku ata uleshin. Fillova ta ushtroj profesionin tim në mendjen time asnjëherë si një mësues i nje klase të dobët, ashtu siç përshkruheshin, natyrisht që kishte në mesin e tyre që përtonin, e gabonin, ose nuk bënin detyra.
Metoda e ndeshkimit, zgjodha një metodë krejt ndryshe t’i ndëshkoj, ai që nuk angazhohej ose nuk bën detyra ia merrsha emrin e preferuar dhe e vendosja në një bankë të cilën e emërtova “Rruga”, kjo gjë funksionoi shumë mirë sepse të gjithë dëshironin t’i mbanin emrat e preferuar e jo tu vendoset emri tjetër, në këtë formë ata vetëm sa e shtuan përkushtimin, garonin mes vete për të mësuar dhe kështu filloi të ngritet niveli i tyre.
Nganjëherë u dhuroja dhurata që lidhëshin me profesionin e preferuar të tyre.

Kështu erdhi edhe fundi i vitit, askush më nuk ulej ne banken e “Rrugës”, në fund të vitit klasa që unë po punoja me ta ishin në nivel shumë më të lartë të suksesit se dy klaset tjera, Drejtori, stafi krejt të hamendur po pyesin se çfarë metode ke përdorur që ngrite nivelin e nxënësve dhe arritët ketë sukses? Përgjigja ishte; Metodat e mësimit nuk besoj se i kam të veçanta, por e veçanta që e kam bërë çdo nxënës ne ate formë ta mbroj ambicien e tij për të ardhmen!

O ju Edukator, Mësimdhënës e Profesorë, edukoni brezat t’i mbrojnë e zhvillojnë ambiciet që kanë, t’i shërbejnë popullit të tyre!

Përkthyer nga Hoxhë Arben Tërholli

Exit mobile version