Ballina Lajmet Kosovë Rubin e vazhdon edhe sot dëshminë në Speciale

Rubin e vazhdon edhe sot dëshminë në Speciale

James Rubin, ish-ndihmës i sekretarit amerikan të Shtetit, do të vazhdojë sot dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë.

Dje, ai kishte filluar paraqitjen e dëshmisë, duke folur për perceptimin fillestar të Shteteve të Bashkuara ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1999, kur ajo shihej ndryshe nga më vonë.

Rubin shpjegoi se në fillim UÇK-ja përshkruhej si një organizatë me aktivitete terroriste, duke theksuar: “ne, natyrisht, me gjithë dëshirën që kishim të ishim në anën e engjëjve, nuk donim të mbështesnim njerëz që zhvillonin aktivitete terroriste”.

Sipas tij, ky qëndrim ndryshoi pas pranimit të Marrëveshjes së Rambujesë nga UÇK-ja.

Në vazhdim, Rubin theksoi se institucionet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara shpesh nuk arrinin ta pasqyronin realisht gjendjen në Kosovë.

Kur u pyet për një raport të vitit 1998 të OKB-së, ku përmendej rrëmbimi i civilëve serbë, shqiptarë dhe romë, si dhe i oficerëve të policisë serbe nga persona që besohej se i përkisnin UÇK-së, Rubin tha se nuk i kishte dhënë shumë besim atij dokumenti.

“Kam lexuar një raport të OKB-së për Kosovën, por kam qenë shumë skeptik për atë raport, sepse, organet e OKB-së nuk e kanë përshkruar shumë mirë situatën shumë shpesh”, tha ai.

Exit mobile version