Ballina Lajmet Kosovë Rubin sot e vazhdon dëshminë në Speciale

Rubin sot e vazhdon dëshminë në Speciale

James Rubin, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, vazhdon sot dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë.

Dje mbrojtja nisi paraqitjen e provave në gjykimin Thaçi dhe të tjerët duke thirrur dëshmitarin e parë, në këtë rast James Rubin.

Përfaqësues të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara dje ishin të pranishëm në sallën e gjyqit për të shoqëruar dëshmitarin.

Gjatë dëshmisë së tij, Rubin tha se Thaçi nuk kishte fuqi vendimmarrje as në Rambuje dhe as në demilitarizimin e UÇK-së.

Ndërsa theksoi se Amerika nuk do të bashkëpunonte me kriminel të luftës.

“Pas Bosnjës, ku e menduam se e ndaluam një luftë dhe ndihmuam krijimin e një shoqërie tolerante dhe jokaotike, pamë situatë të re në Kosovë dhe ne donim të siguroheshim që të ishim në anën e engjëjve, në anën e të mirëve. Nuk do të ishin viktima në rast që ata do të kryenin krime lufte, as nuk do të ishin viktima nëse do të kishin qasje ekstremiste-islamiste. Donim të ishim në anën e viktimave dhe nëse dilte diçka ndryshe, kjo do të ishte kundër çdo gjëje që ne besonim”, ka thënë tutje Rubin.

Tutje Rubin hodhi poshtë pretendimet e Prokurorisë Speciale, se UÇK kishte një strukturë.

“Deri në ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, ne nuk e kemi e besuar asnjëherë që UÇK-ja kishte strukturë që ne e mendonim që ishte një strukturë e mirëorganizuar ushtarake”, është shprehur Rubin.

Exit mobile version