Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rusët po i zhdukin gjurmët ukrainase nga Mariupoli

Rusët po i zhdukin gjurmët ukrainase nga Mariupoli

Pos luftimeve të armatosura, rusët po tentojnë të mos lënë asgjë ukrainase. Në hyrje të Mariupolit, qytetit më të shkatërruar në Ukrainë si pasojë e luftimeve, janë ndërruar edhe tabelat.

Mediumet ruse kanë postuar të enjten disa foto se si punëtorët i heqin tabelat e vjetra dhe i vendosin të rejat, vetëm në gjuhën ruse.

Luftimet mes forcave ukrainase dhe atyre ruse kanë vazhduar edhe gjatë ditës së 71-të.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se 344 persona janë evakuuar nga Mariupoli dhe rrethina, duke u vendosur në Zaporizhzhia. /koha

Exit mobile version