Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rusi, zjarret pyjore në Siberi ngrenë alarmin

Rusi, zjarret pyjore në Siberi ngrenë alarmin

Zjarret në pyjet e dendura të Siberisë janë përhapur në rreth 3 milionë hektarë duke shkaktuar një alarm të lartë, bëri të ditur Ministria ruse e Emergjencës, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate, situata është veçanërisht e rrezikshme në rajonet Irkutsk dhe Krasnoyarsk ku zjarri është përhapur afër zonave të banuara.

Tre avionë janë duke marrë pjesë në përpjekjet për shuarjen e zjarreve.

Zyrtarët theksuan se zjarret nuk kanë shkaktuar viktima por tymi u shkakton vështirësi njerëzve në frymëmarrje.

Zjarret së pari u detektuan në mars dhe pastaj në maj, por ato gradualisht dolën jashtë kontrollit për shkak të verës së thatë.

Exit mobile version