Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha sot se 283 dronë të Ukrainës u rrëzuan në gjithë territorin rus gjatë natës, transmeton Anadolu.
Sulmi më intensiv ishte kundër rajonit jugor të Rostovit, që kufizohet me Ukrainën, ku u interceptuan 90 dronë, thuhet në një deklaratë të ministrisë.
Në qendrën administrative të rajonit të Bashkortostanit, qytetin Ufa, mjete ajrore pa pilot që synonin rafineritë e naftës ranë mbi një shtëpi banimi në ndërtim.
Ndërkohë, mediat e Ukrainës raportuan se pjesa më e madhe e rajonit të Çernihivit mbeti pa energji elektrike pas një sulmi ajror rus.
Verifikimi i pavarur i pretendimeve të të dyja palëve është i vështirë për shkak të konfliktit në vazhdim.
