Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rusia drejt një baze të re nëndetësesh bërthamore

Rusia drejt një baze të re nëndetësesh bërthamore

Rusia pret të përfundojë në fillim të vitit 2024 ndërtimin e një infrastrukture bregdetare në oqeanin Paqësor, që do të presë një bazë të re për supersilurët e saj ”Poseidon” dhe nëndetëset bërthamore, sipas agjencisë ruse të lajmeve, TASS.

Në janar, Moska njoftoi se kishte prodhuar të parin set silurësh ”Poseidon”, një hibrid mes një siluri dhe një droni, që mund të lëshohet nga një nëndetëse bërthamore.

Torpedot janë në fazën e zhvillimit për vendosjen në nëndetëset bërthamore ”Belgorod” dhe ”Khabarovsk”.

Baza kryesore e nëndetëseve bërthamore me raketa balistika e Flotës Ruse të Paqësorit ndodhet në bregdetin në juglindje të gadishullit Kamçatka, në Lindjen e Largme ruse.

Sipas një burimi ushtarak, është në proces trajnimi edhe një ndarje e re brenda forcave nëndetëse të Flotës Ruse të Paqësorit, që do të përfshijë jo vetëm ”Belgorod” dhe ”Khabarovsk”, por edhe nëndetëse të tjera. /atsh

Exit mobile version