Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rusia emëron komandant të përgjithshëm për luftën në Ukrainë

Rusia emëron komandant të përgjithshëm për luftën në Ukrainë

Sergei Surovikin

Moska ka emëruar të shtunën gjeneralin e ushtrisë, Sergei Surovikin për të udhëhequr operacionin special ushtarak të Rusisë në Ukrainë, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov.

Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu emëroi Surovikin pasi kritikët kërkuan një riorganizim të trupave në Ukrainë duke pasur parasysh disfatat me të cilat u përballën forcat ruse, kohët e fundit.

Analistët ushtarakë pranë Kremlinit e kanë kritikuar avancimin e trupave ukrainase në luftë duke e cilësuar atë si kaotik dhe katastrofik.

“Gazetarët e luftës, komandantët në terren dhe “Grupi Wagner”, një forcë mercenare private ruse, e kanë mirëpritur emërimin Surovikin”, sipas raporteve të medias ruse.

Surovikin ka përvojë të gjatë në luftëra, pas vendosjes së tij në Siri, dhe luftimeve në Çeçeni.

I dalluar si “Hero i Federatës Ruse” për udhëheqjen e tij ushtarake, Surovikin u emërua komandant i Forcave Hapësinore në vitin 2017.

Ai do të përballet me sfida të mëdha duke pasur parasysh sukseset e forcave të Kievit që po avancojnë me shpejtësi në rimarrjen e territorit ukrainas.

Exit mobile version