Rusia ka bërë të ditur se konsullata e saj në qytetin iranian Isfahan është dëmtuar pas një sulmi që kishte në shënjestër një ndërtesë të administratës lokale aty pranë.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, deklaroi se shpërthimi theu xhamat në zyrat dhe banesat e stafit diplomatik dhe se vala e shpërthimit rrëzoi disa punonjës.
Ajo theksoi se të gjitha palët duhet të respektojnë paprekshmërinë e objekteve diplomatike dhe e cilësoi dëmtimin e misionit diplomatik rus si një “shkelje të hapur” të së drejtës ndërkombëtare.
Sipas saj, nga incidenti nuk pati viktima apo të plagosur rëndë. /mesazhi
