Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rusia: Në sulmin e Ukrainës ndaj rajonit Belgorod humbën jetën 7 persona

Rusia: Në sulmin e Ukrainës ndaj rajonit Belgorod humbën jetën 7 persona

Shtatë persona kanë humbur jetën në një sulm me mjete ajrore pa pilot (dronë) që ushtria ukrainase ka kryer ndaj rajonit Belgorod të Rusisë, transmeton Anadolu.

Guvernatori i rajonit Belgorod të Rusisë, Vyacheslav Gladkov, në një deklaratë nga kanali Telegram tha se ushtria ukrainase kreu sulm me dronë në afërsi të fshatit Beryozovka në rajonin Belgorod.

Gladkov u shpreh se dronët goditën një minibus dhe një automjet që ishin në lëvizje dhe se shumica e atyre që ndodheshin në automjete ishin personel i kompanisë “Agro Belogorye”.

Në një deklaratë të bërë nga shërbimi për shtyp i kompanisë, ndahet informacioni se në sulm humbën jetën 7 persona.

Zv.ministri rus i Shëndetësisë, Alexey Kuznetsov, në një deklaratë për gazetarët njoftoi se në sulm u plagosën 40 persona, përfshirë 3 fëmijë.

Komiteti Hetimor i Rusisë bëri të ditur se lidhur me ngjarjen ka nisur një hetim.

Exit mobile version