Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rusia pa armë moderne, në luftë me tanke 50 vjeçare

Rusia pa armë moderne, në luftë me tanke 50 vjeçare

Rusia po përdor tanke 50 vjeçare në përpjekje për të pushtuar Ukrainën jugore.

Ajo po mobilizon automjetet T-62 për të forcuar grupin e forcave të saj jugore, sipas Ministrisë britanike të Mbrojtjes.

Këto automjete besohet se janë lehtësisht të shkatërrueshme nga armët antitank dhe tregojnë për mungesën e pajisjeve moderne të luftës.

Forcat ruse prej ditësh tentojnë të rrethojnë rajonin e Severdonetskut dhe Luhanskun.

Ata kanë pushtuar disa fshatra në verilindje të Popasnas , por rezistenca e ukrainasve po e privon Moskën nga kontrolli i plotë i rajonit lindor të Donbasit, cilëson Ministria britanike e Mbrojtjes. /oranews

Exit mobile version