Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rusia paralajmëron se do të sulmojë objektet e inteligjencës ukrainase në Kiev

Rusia paralajmëron se do të sulmojë objektet e inteligjencës ukrainase në Kiev

“Për të parandaluar sulmet e informacionit kundër Rusisë, do të kryhen goditje me armë të precizionit të lartë në objektet e SSU-së dhe qendrës së 72-të të informacionit dhe operacioneve psikologjike (CIPO) në Kiev”, thuhet në njoftim

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka bërë të ditur se planifikon të sulmojë selinë e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SSU) dhe qendrën kryesore të informacionit dhe operacioneve psikologjike në Kiev, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria ruse tha se sulmet do të kryhen duke përdorur armë me precizion të lartë dhe u bëri thirrje civilëve të largohen nga zona.

“Për të parandaluar sulmet e informacionit kundër Rusisë, do të kryen goditje me armë të precizionit të lartë në objektet e SSU-së dhe qendrës së 72-të të informacionit dhe operacioneve psikologjike (CIPO) në Kiev. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve ukrainas, të tërhequr nga nacionalistët ukrainas për të kryer provokime kundër Rusisë, si dhe banorëve të Kievit që jetojnë pranë objekteve të largohet nga shtëpitë e tyre”, thuhet në njoftim.

Që nga e enjtja e kaluar, disa ditë pas njohjes nga Rusia të dy enklavave të kontrolluara nga separatistët në Ukrainën lindore, lufta e Rusisë ndaj Ukrainës është përballur me një protestë nga kominuteti ndërkombëtar, me Bashkimin Evropian (BE), Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në që po zbatojnë një sërë sanksionesh ekonomike kundër Rusisë.

Rusia është izoluar më tej pasi avionëve të saj u është ndaluar të fluturojnë në hapësirën ajrore evropiane dhe kanadeze, ndërsa disa banka të saj janë përjashtuar nga sistemi bankar ndërkombëtar SWIFT. /aa

Exit mobile version