Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rusia po planifikon referendume në Ukrainën lindore

Rusia po planifikon referendume në Ukrainën lindore

Rusia është duke planifikuar të mbajë referendume në rajonet lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhanks, shkruan të mërkurën mediumi letonez “Meduza”, duke u bazuar në burime të afërta me Kremlinin.

Sipas Meduzas, referendumet janë caktuar fillimisht të mbahen në fund të prillit, mirëpo tani do të mbahen në mes të muajit maj, raportoi Sky News.

Burimet kanë thënë po ashtu se referendumi mund të mbahet edhe në qytetin jugor të Khersonit.

Javën e kaluar, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe ka paralajmëruar se Rusia është duke planifikuar të mbajë referendum në rajonin e Khersonit, në një përpjekje “të legalizuar” pushtimin e këtij vendi, që do të lidhte Rusinë me krimenë.

“Rusia po planifikon një referendum të organizuar në qytetin jugor të Khersonit që synon të justifikojë pushtimin e tij. Qyteti është kyç për objektivin e Rusisë për të krijuar një urë tokësore drejt Krimesë dhe për të dominuar Ukrainën jugore. Rusia më parë mbajti një referendum të paligjshëm për pranimin e Krimesë në Federatën Ruse në vitin 2014, për të justifikuar në mënyrë retrospektive pushtimin e Gadishullit”, thuhej në një deklaratë të lëshuar nga Inteligjenca britanike. /koha

Exit mobile version