Rusia të premten deklaroi se forcat e saj morën kontrollin e një vendbanimi tjetër në rajonin lindor të Donetskut në Ukrainë, transmeton Anadolu.
Sipas një deklarate nga Ministria Ruse e Mbrojtjes, trupat e saj pushtuan fshatin Sosnovë, i cili ndodhet rreth 21 kilometra nga qyteti i Slovianskut.
Sloviansku është një nga fortesat e fundit të Ukrainës në rajonin lindor, së bashku me Kramatorskun, qendrën administrative të rajonit, që kur forcat e mbështetura nga Moska pushtuan Donetskun në vitin 2014.
Autoritetet ukrainase nuk kanë komentuar ende mbi pretendimin e Rusisë dhe verifikimi i pavarur mbetet i vështirë për shkak të luftës së vazhdueshme, e cila hyri në vitin e saj të pestë muajin e kaluar.
