Rusia ka pretenduar të shtunën se ka marrë nën kontroll një vendbanim në rajonin ukrainas Dnipropetrovsk, transmeton Anadolu.
Ministria e Mbrojtjes tha se forcat ruse kanë pushtuar fshatin Novoskeliuvate, i cili ndodhet rreth 31 kilometra në veri të qytetit Huliaipole, për të cilin Moska ka pretenduar se e ka marrë nën kontroll në muajin dhjetor.
Autoritetet ukrainase nuk kanë komentuar deri më tani lidhur me pretendimin e Rusisë, ndërsa verifikimi i pavarur i këtij pretendimi mbetet i vështirë për shkak të luftës që vazhdon.