Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rusia: Rasti Epstein zbulon korrupsion të nivelit të lartë mes “elitave perëndimore”

Rusia: Rasti Epstein zbulon korrupsion të nivelit të lartë mes “elitave perëndimore”

These crimes were committed for the sake of evil," Zakharova said. / Reuters

Rasti i Jeffrey Epstein ka zbuluar një nivel të lartë korrupsioni global mes asaj që Rusia i quan “elitat perëndimore”, duke e përshkruar atë si simbol të “mbizotërimit të së keqes”. Kështu deklaroi të dielën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.

Në një prononcim për mediat lokale, Zakharova tha se rasti Epstein tregon për “një komplot të njerëzve në pozita pushteti” në vende të ndryshme dhe në organizata ndërkombëtare, të cilët, sipas saj, ndikojnë edhe në proceset financiare dhe ekonomike globale.

“Ato janë krime monstruoze që nuk u kryen nga dëshpërimi apo thjesht nga shthurja. Këto krime u kryen për hir të së keqes,” u shpreh Zakharova.

Ajo shtoi se ajo që është zbuluar deri tani për elitat perëndimore përfaqëson vetëm “një copëz shumë të vogël”, duke theksuar se bëhet fjalë për “një fjollë bore në një ajsberg gjigant”.

Së fundmi, Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së publikoi miliona faqe dokumentesh, video dhe imazhe në kuadër të ligjit për transparencën e dosjeve Epstein, të miratuar në fund të vitit të kaluar. Materialet hedhin dritë mbi lidhjet që Epstein kishte me biznesmenë, miliarderë, zyrtarë shtetërorë dhe figura mediatike, brenda dhe jashtë SHBA-së.

Jeffrey Epstein, i dënuar për krime seksuale, u gjet i vdekur në vitin 2019 në një burg në Nju Jork, ndërsa priste gjykimin për akuza federale për trafikim seksual të të miturave. /mesazhi

Exit mobile version