Rusia njoftoi se që nga ora 10:00 me orën e Moskës ka shpallur armëpushim të përkohshëm për evakuimin e civilëve në qytetet Kiev, Mariupol, Kharkov dhe Sumy të Ukrainës.
Rusia njoftoi se që nga ora 10:00 me orën e Moskës ka shpallur armëpushim të përkohshëm për evakuimin e civilëve në qytetet Kiev, Mariupol, Kharkov dhe Sumy të Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Qendra e Koordinimit Ndërmjet Njësive për Ndërhyrje Humanitare në Ukrainë e lidhur me Ministrisë ruse të Mbrojtjes thuhet se situata humanitare në Kiev, Mariupol, Kharkov dhe Sumy është bërë jashtëzakonisht negative.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka kërkuar presidentit të Rusisë, Vladimir Putin hapjen e korridoreve humanitare. “Ushtria ruse që nga ora 10:00 me orën e Moskës shpall armëpushim të përkohshëm për evakuimin e civilëve në qytetet Kiev, Mariupol, Kharkov dhe Sumy të Ukrainës”, thuhet në deklaratë.
Gjithashtu në deklaratë bëhet e ditur se korridoret humanitare që do të hapen do të ndiqen me mjete ajrore pa pilot dhe se janë informuar njësitë përkatëse të Kombeve të Bashkuara, të Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE) dhe Kryqit të Kuq.
“Nga Ukraina kërkojmë të përmbushë të gjitha kushtet për formimin e korridoreve humanitare në drejtimet e përcaktuara dhe të sigurojë daljen në mënyrë të organizuar të civilëve dhe qytetarëve të huaj”, thuhet më tej në deklaratë. /aa
