Jo çdo debat duhet fituar. Jo çdo fyerje kërkon përgjigje. Jo çdo shoqëri është e destinuar të vazhdojë.
Kur ndodhesh mes njerëzve që nuk të vlerësojnë, nuk të respektojnë, të nënçmojnë, të fyejnë apo të shajnë…
Islami nuk të mëson të bëhesh si ata. Nuk të mëson ta kthesh të keqen me të keqe.
Të mëson diçka më fisnike: 𝐭𝐞̈ 𝐥𝐚𝐫𝐠𝐨𝐡𝐞𝐬𝐡 𝐦𝐞 𝐞𝐝𝐮𝐤𝐚𝐭𝐞̈.
Të largohesh pa ofenduar.
Pa ulur dinjitetin tënd.
Pa u bërë pjesë e së njëjtës sjellje që të lëndoi.
Ndonjëherë, përgjigjja më e fortë nuk është fjala e fundit, por largimi me dinjitet.
Sepse morali yt nuk duhet të varet nga sjellja e të tjerëve, por nga udhëzimi i Allahut.

Hoxhë. Dr. Zenel Hajdini