Ballina Sport Futboll Sa para fituan Liverpool dhe Tottenham me arritjen në finale të L.K?

Sa para fituan Liverpool dhe Tottenham me arritjen në finale të L.K?

Liverpool dhe Tottenham Hotspur janë skuadrat finaliste të Ligës së Kampionëve për sezonin 2018/2019.

Të dy këto skuadra, kanë arritur që me përmbysje emocionuese të rezultatit të arrijnë deri në finale, duke eliminuar Barcelonën dhe Ajaxin.

Liverpool, edhe pse kishte humbur 3:0 ndeshjen e parë në ‘Camp Nou’ kundër Barcelonës, ka bërë një përmbysje të çmendur në ‘Anfield Road’, duke fituar 4:0.

Në anën tjetër, Tottenham pavarësisht humbjes 0-1 në shtëpi nga Ajax, ka arritur që në Holandë të fitojë 2:3, me golin e kualifikimit të shënuar në minutën e fundit, për t’iu bashkuar Liverpoolit në finalen e madhe që më 1 qershor zhvillohet në Madrid.

Me arritjen në finale, Liverpool ka arritur të fitojë 107 milionë euro, ndërsa Tottenham 101 milionë euro.

Exit mobile version